

VLORË – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Vlorë–Llogora, në vendin e quajtur "Fushë Dukat", ku një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:10, kur një automjet tip furgon, i drejtuar nga shtetasi me iniciale S. R., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, shtetasi me iniciale I. H., 52 vjeç.
Drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerët e tjerë janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:10, në aksin rrugor Vlorë–Llogora, në vendin e quajtur "Fushë Dukat", një automjet tip furgon, me drejtues shtetasin S. R., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, shtetasi I. H., 52 vjeç.
Drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerët e tjerë janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






