Transmetuar më 25-07-2026, 22:17

Këngëtari Bejta ka bërë një deklaratë të fortë për Gjestin, duke thënë se sipas tij, artisti nuk e meriton suksesin e arritur në aspektin muzikor.

Këngëtari Bejta ka komentuar karrierën e disa prej emrave të njohur të skenës shqiptare, duke shkaktuar reagime me një deklaratë të bërë gjatë një interviste.

I ftuar në emisionin “R Studio” në Radio Dukagjini, Bejta foli për muzikën, jetën personale dhe zhvillimet në industrinë e argëtimit. Gjatë një pyetjeje se cili artist, sipas tij, nuk e meriton suksesin që ka arritur, ai përmendi emrin e Gjestit.

“Gjesti”, u përgjigj këngëtari pa hezitim.

Më tej, Bejta sqaroi se komenti i tij lidhej vetëm me aspektin muzikor dhe jo me marrëdhëniet personale mes tyre.

“Respekt, ama kur po flasim për muzikë, vetëm për muzikë. Gjesti nuk e meriton suksesin që ka”, deklaroi Bejta.

Deklarata pritet të shkaktojë reagime në rrjetet sociale, veçanërisht mes fansave të dy artistëve.

Gjesti është një nga emrat më të komentuar të muzikës shqiptare vitet e fundit. Ai fitoi popullaritet të madh pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova 3”, ndërsa më pas u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania 4”, ku u shpall fitues i këtij edicioni.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit