Transmetuar më 25-07-2026, 22:05

Futbollisti spanjoll ka folur për përplasjen e ndodhur pas finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, duke kritikuar përpjekjet për të justifikuar atë që ndodhi në fund të ndeshjes.

Dani Olmo ka reaguar pas incidentit të ndodhur në përfundim të finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, ku ai u përfshi në një përplasje me pjesëtarë të stafit të skuadrës argjentinase.

Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në media dhe rrjetet sociale, ndërsa më pas u publikuan edhe regjistrime audio ku Roberto Ayala, pjesë e stafit të Argjentinës, dyshohet se ka kërkuar falje për situatën e krijuar.

Megjithatë, Olmo është shprehur se një kërkimfalje nuk mund të konsiderohet e sinqertë nëse shoqërohet me justifikime për veprimin.

“Nëse dikush thotë se i vjen keq dhe në të njëjtën kohë e justifikon grushtin duke pretenduar se ishte reagim ndaj fyerjes sime, atëherë ndoshta nuk i vjen keq vërtet”, deklaroi Olmo.

Futbollisti spanjoll mohoi të ketë provokuar apo ofenduar ndonjë pjesëtar të ekipit argjentinas, duke theksuar se nuk ka arsye të kërkojë falje për diçka që nuk ka bërë.

Në reagimin e tij, Olmo foli edhe për rëndësinë e marrjes së përgjegjësisë pas gabimeve.

“Ajo që na përcakton vërtet nuk është gabimi, por guximi për ta pranuar atë me përulësi, ndershmëri dhe dinjitet”, u shpreh futbollisti spanjoll.

Incidenti në finalen e Botërorit vijon të jetë një nga episodet më të diskutuara pas përfundimit të përballjes mes dy kombëtareve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit