Transmetuar më 25-07-2026, 21:10

TIRANA- I ashpër ka qenë qëndrimi i protestuesit në tubimin e sotëm, i cili po mbahet para godinës qeveritare. Duke folur para turmës, qytetari i bëri thirrje SPAK të nis një hetim mbi Zvërnecin.

Ai theksoi se kryeministri Rama, nuk mund të lidhë besën me banorët e Rrjollit, Zvërnesit, sepse e ka lidhur besën me investitorët dhe patronazhistët e administratës.

“Ky ka besën e gjarprit…Edi Rama s’mund të lidhë besë me ne, me shqiptarët sepse e ka lidhur me Ergys Agasin, s’mund të lidhë besë me shqiptarët sepse e ka lidhur besën me Belinda Ballukun. O SPAK….mos e fut kokën në rërën e plazhit, por çojë kërkesën në Kuvend për arrestimin e njeriut që mban peng fatin e këtij këtu. O SPAK nis hetimin e Zvërnecit. S’mund ta lidhë besën me banorët e Rrjollit, Zvërnesit, sepse e ka lidhur besën me investitorët hajdutë…e ka lidhur besën me patronazhistët e administratës”, tha ai

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit