

KURBIN – Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja me armë zjarri e regjistruar pak minuta më parë në Kurbin, ku mbeti i plagosur një 22-vjeçar.
I plagosuri është identifikuar si Veron Pasha, i cili është transportuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, 22-vjeçari ka marrë një plagë me armë zjarri në këmbë, në pjesën e kofshës. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe, mësohet, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Ndërkohë, forca të shumta të Policisë së Shtetit kanë rrethuar zonën ku ndodhi incidenti dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Deri më tani, motivet e të shtënave mbeten të paqarta, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia me më shumë detaje mbi ngjarjen.
Kurbin/Informacion paraprak
Më datë 25.07.2026, rreth orës 19:00, është dërguar në spital shtetasi V. P., 22 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Kurbin, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






