Transmetuar më 25-07-2026, 17:04

ITALI – Një tragjedi ka tronditur një familje gjermane gjatë pushimeve në Itali, pasi një 55-vjeçar humbi jetën në Liqenin e Komos, teksa u përpoq të shpëtonte djalin e tij që rrezikonte të mbytej.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së Dorios, ku fëmija ra në ujë nga një varkë. Babai reagoi menjëherë dhe arriti ta nxirrte të birin në siguri, por më pas u zhduk nën ujë, dyshohet për shkak të rrymave të forta të liqenit.

Pas disa ditësh kërkimesh intensive, ku morën pjesë zhytës, mjete lundruese, helikopterë dhe robotë nënujorë, autoritetet italiane arritën të lokalizonin trupin e 55-vjeçarit në një thellësi rreth 220 metra.

Liqeni i Komos, një nga liqenet më të thellë në Evropë, njihet për bukurinë e tij, por edhe për rrymat e forta nënujore, të cilat mund të paraqesin rrezik për personat që hyjnë në ujë pa vlerësuar kushtet.

Autoritetet italiane vijojnë verifikimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e tragjedisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit