

BELGJIKË – Policia belge ka arrestuar një praktikante që punonte në selinë strategjike të NATO-s për Fuqitë Aleate në Evropë (SHAPE), nën dyshimet se spiunonte në emër të një shteti të huaj dhe ishte pjesë e një organizate kriminale.
Sipas autoriteteve belge, praktikantja, shtetase kanadeze me origjinë kineze, kishte tërhequr më herët vëmendjen e shërbimeve të sigurisë së SHAPE, komandës strategjike të NATO-s për operacionet, me seli në Mons të Belgjikës.
Të enjten, autoritetet kryen kontrolle në banesën dhe zyrën e saj në kuadër të hetimeve.
Prokuroria belge nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi akuzat konkrete apo shtetin për të cilin dyshohet se gruaja kryente veprimtari spiunazhi. Hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes vijojnë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






