Transmetuar më 25-07-2026, 16:10

ITALI – Autoritetet italiane kanë arrestuar një shtetas shqiptar, i dyshuar për trafikimin e rreth 11 kilogramëve kokainë, në kuadër të një operacioni kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sipas hetimeve, sasia e sekuestruar ishte e ndarë në rreth 55 mijë doza të gatshme për shitje, me një vlerë të përllogaritur në treg prej rreth 4 milionë eurosh. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 15 mijë euro, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Mediat italiane raportojnë se klientët kontaktoheshin drejtpërdrejt nga shitësit përmes aplikacioneve të mesazheve, ndërsa lënda narkotike transportohej me automjete të pajisura me vende të fshehta, të ndërtuara me dysheme të dyfishtë, për t’iu shmangur kontrolleve policore.

Sipas autoriteteve, organizata kriminale kishte ngritur një skemë të mirëorganizuar të shpërndarjes së drogës. Hetimet tregojnë se një prej trafikantëve arrinte të shiste më shumë se 300 doza kokainë në javë.

Operacioni vijon, ndërsa autoritetet italiane po hetojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit