Transmetuar më 25-07-2026, 15:24

STAMBOLL – Të paktën 30 persona, mes tyre edhe fëmijë, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti me autobus të ndodhur në Stamboll, raportojnë mediat turke.

Sipas TRT Haber, shoferi dyshohet se humbi kontrollin e autobusit për shkak të rrugës së rrëshqitshme. Mjeti fillimisht u përplas me një automjet tjetër dhe më pas doli nga rruga, duke goditur një shtyllë të sinjalistikës rrugore.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, të cilat u dhanë ndihmën e parë të plagosurve dhe i transportuan në spital për trajtim mjekësor.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Deri më tani nuk janë raportuar viktima.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit