

Video që shikoni tregon minutat e ethshme dhe momentet kur del e gjallë nga makina e rrëmbimit dhe largohet drejt një zone të sigurt, Rozalinda Plaka, 24 vjeçarja që u mbajt peng për disa orë nga i dashuri i saj, pak pasi kishte hapur zjarr ndaj prindërve të saj që vdiqën të dy. (Video e plotë në fund)
Siç shihni pamjet, një djalë afrohet dida metra nga makina. Ai bën kujdes të veprojë pa e irrituar Refitin. Vjen ngadalë dhe flet qetë, pa ekses.
Ai është Maringlen Koroveshaj, shefi i seksionit të policisë së Roskovecit, raporton noa.al. Siç shihet në pamjet, ai është treguar një hero i vërtetë.
Është me veshje civile dhe duket i paarmatosur. Sepse nëse do të dallohej se kishte armë, pengmarrësi mund të irritohej, situata mund të merrte për keq dhe që të tre të ishin në rrezik fataliteti.
Në video duket qartë që e gjithë zona është bosh. Megjithatë në distancë të largët, gjenden disa snajperistë të RENEA-s, gati për veprim nëse situata precipiton.
Në një moment, Maringleni ia del ta nxjerrë vajzën jashtë makinës. Ajo duket se ende nuk është gati. Nuk shpejton. Duket se ai [Refiti] nuk është bindur. Në një çast nis të shtojë hapat dhe ai afrohet, e merr vajzën në krahë dhe e gjitha kjo, ndodh ndërkohë që autori është akoma në makinë.
Por vajza është dhunuar shumë, këmbët i kishte gjithë gjak dhe nuk po ecte dot. Maringleni bën një tjetër veprim të guximshëm, e largon disa metra më tutje Rozalindën, rikthehet i vetëm te makina, pikërisht në krahun e shoferit, ku edhe gjendej Refit Buzi dhe merr këpucët e Rozalindës.
Në video duket sikur e gjithë zona është bosh, por kjo është vetëm ajo që duket. Sepse rreth e qark janë shumë forca të RENEA. E për më tepër, në distancë të largët, gjenden disa snajperë, gati për veprim nëse situata precipiton.
Për fat të mirë, i riu e la të dashurën të ikte dhe qëndroi pranë makinës së tij, deri pasdite kur vendosi ti japë fund jetës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






