

SIRI – Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Siri, ku u përplasën dy autobusë në një autostradë që lidh Damaskun me Deir ez-Zorin.
Aksidenti ndodhi në segmentin rrugor mes Palmirës dhe Al-Sukhnah. Sipas autoriteteve siriane, në përplasje u përfshinë një autobus civil dhe një autobus që transportonte pjesëtarë të forcave të sigurisë së brendshme.
Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje, duke u ofruar ndihmë të plagosurve dhe transportuar ata drejt spitaleve për trajtim mjekësor.
Autoritetet kanë bërë të ditur se bilanci i viktimave është ende paraprak dhe mund të ndryshojë, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit vijojnë.
Sipas mediave ndërkombëtare, deri më tani nuk janë dhënë detaje zyrtare mbi shkakun e përplasjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






