Transmetuar më 25-07-2026, 14:33

Kjo foto i përket momentit kur Refit Buzi liroi ish-partneren e tij Rozalinda Plaka, të cilën e mbante peng prej disa orësh.

Pas disa orësh negociata me forcat RENEA, Buzi vendosi ta lironte të renë, ndërsa gjatë pasdites së djeshme ai i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën me të cilën më parë i kishte marrë jetën ish-vjehrrit dhe ish vjehrrës së tij.

Pjesë e zbardhur nga negociatat mes Shefit të Stacionit të Policisë Roskovec, Mariglen Korroveshaj, dhe autorit

Mariglen Korroveshaj: Vajzës mos i bëj keq!

Nertil Buzi: Nuk e liroj. Mos u afro!

Mariglen Korroveshaj: Do ta zgjidhim gjithçka bashkë. Eja me mua!

Nertil Buzi: Eja merre vajzën këtu, po ta besoj ty…

Në këto momente, shefi i Komisariatit të Policisë Roskovec afrohet me kujdes pranë autorit, merr në krahë vajzën dhe largohet disa metra larg, duke e vendosur në një zonë të sigurt. Më pas ai rikthehet sërish pranë 35-vjeçarit, në përpjekje për ta bindur të dorëzohej.

Mariglen Korroveshaj: Gjërat do të rregullohen. Lëre armën dhe eja me mua.

Nertil Buzi: Largohu me vajzën, ik! Unë do të rri këtu. Mos u afro, ose do të vras veten!

Pas këmbënguljes së Buzit, shefi i Policisë u largua me Rozalinda Plakën, e cila u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të negociatorëve për ta bindur të dorëzohej, 35-vjeçari nuk pranoi. Rreth orës 16:35 të së premtes, ai i dha fund jetës me armë zjarri.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit