Transmetuar më 25-07-2026, 12:29

TIRANË — Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka shpërfillur plotësisht kërkesat e protestuesve dhe se po qeveris përmes një regjimi të korruptuar.

Gjatë deklaratave të tij, Berisha u ndal te zhvillimet e javës së kaluar në Kuvend, ku sipas tij u miratuan me kartona ligje dhe amendamente në shërbim të oligarkëve dhe interesave kriminale. Ai përmendi gjithashtu përdorimin e mjeteve kimike e gazit lotsjellës gjatë protestave rinore, të cilat i cilësoi si sulme ndaj qytetarëve paqësorë.

Kryedemokrati theksoi se lëvizja qytetare jo vetëm që nuk po shuhet, por po shndërrohet në një kërcënim serioz për pushtetin e kryeministrit, duke sjellë në vëmendje pesë pikat kryesore të protestës, ku e para mbetet dorëheqja e parevokueshme dhe e panegociueshme e Edi Ramës, të cilin e quajti një kryeministër ilegjitim të instaluar nga zgjedhje të plaçkitura.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit