

ROSKOVEC — Janë zbardhur detaje të reja dhe identitetet e viktimave të ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ku një konflikt i dhunshëm përfundoi në një tragjemi me katër viktima, përfshirë edhe autorin.
Të vrarë nga plumbat e ish-dhëndrit mbetën bashkëshortët Kosta (Arben) Plaka dhe Belere (Lela) Plaka, 51 vjeç, kjo e fundit e njohur dhe respektuar në komunitet si mësuese.
Sipas dinamikës së ngjarjes, ngjarja nisi në orët e para të mëngjesit të së premtes, kur autori Nertil (Refit) Buzi qëlloi për vdekje në banesë Arben Plakën dhe plagosi rëndë bashkëshortjen e tij, Beleren. Për më shumë se 12 orë, 51-vjeçarja luftoi për jetën në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë në orët e mbrëmjes.
Pasi vrau dy bashkëshortët, 35-vjeçari mori peng vajzën e tyre, Rozalindën, me të cilën kishte pasur një lidhje të trazuar. Forcat e RENEA-s ndërhynë duke bërë të mundur lirimin e vajzës pas negociatave. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për ta bindur që të dorëzohej, autori 35-vjeçar i dha fund jetës rreth orës 16:30, duke vrarë veten me armë zjarri.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






