Transmetuar më 25-07-2026, 11:17

ROSKOVEC – Fshati Vidhishtë i Roskovecit është zgjuar këtë të shtunë nën petkun e heshtjes dhe dhimbjes së thellë. Komuniteti lokal është tronditur rrënjësisht nga krimi i rëndë i regjistruar pak ditë më parë, ku dy bashkëshortë të familjes Plaka humbën jetën tragjikisht, pasi u vranë nga ish-dhëndri i tyre.

Sot, në orën 11:00, familjarë, miq, të afërm dhe qindra qytetarë do të mblidhen për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy viktimave në varrezat e fshatit. Atmosfera në Vidhishtë përshkruhet nga tronditja dhe pikëllimi. Të gjithë ata që i njohën, i kujtojnë bashkëshortët e ndjerë si njerëz të urtë, punëtorë dhe të respektuar nga i gjithë komuniteti, ndërsa ende mbetet e pakuptueshme se si një ngjarje e tillë mund të shkatërronte një familje të tërë brenda pak minutash.

Për të shmangur çdo tension të mundshëm mes familjeve – të cilat jetojnë në të njëjtën zonë dhe përdorin të njëjtat varreza – është vendosur që ceremonia mortore për autorin e ngjarjes të mos mbahet sot, por të zhvillohet paraditen e së dielës.

Ngjarja e rëndë ka lënë pas plagë të pashërueshme dhe një traumë të madhe për banorët e Vidhishtit, të cilët shprehen se ky mëngjes do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre si dita kur paqja e fshatit u zëvendësua nga dhimbja e një tragjedie familjare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit