Transmetuar më 25-07-2026, 09:22

ROMË – Një tërmet me magnitudë 4.1 është regjistruar pak pas mesnatës në Itali, me epiqendër në zonën e Pizzones, një komunë në provincën e Isernias, pranë kufirit me rajonet Abruzzo dhe Lazio.

Sipas mediave italiane, lëkundjet zgjatën disa sekonda dhe u ndjenë në një zonë të gjerë, përfshirë provincat Chieti, L’Aquila dhe Caserta.

Nga frika, shumë banorë dolën në rrugë pas goditjes sizmike. Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Pizzones, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Më pas, në të njëjtën zonë u regjistrua edhe një lëkundje tjetër sizmike me magnitudë 2.2, rreth orës 03:41 të mëngjesit, me thellësi rreth 9 kilometra.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit