Transmetuar më 24-07-2026, 22:51

DURRËS – Një incident me armë zjarri është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në Durrës, pas një konflikti mes disa personave.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ndodhur mes Denis Tafilit dhe Edison Gjuzit, ndërsa në konflikt dyshohet se është përfshirë edhe një punonjës policie.

Gjatë konfliktit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare për persona të plagosur apo për rrethanat e plota të ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së konfliktit dhe identifikimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

Denis Tafili rezulton person në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me ngjarjen.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit