Transmetuar më 24-07-2026, 22:31

TIRANË – Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë lënë një mesazh simbolik në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku shkruhej “Nuk na përfaqësoni”.

Në një tjetër pankartë të vendosur në hapësirën e protestës ishte paraqitur numri 140, që përfaqëson numrin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa mbi të ishin vendosur figura simbolike të krimbave.

Përmes kësaj simbolike, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj përfaqësuesve të parlamentit, duke pretenduar se deputetët nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

Mesazhi u vendos në përfundim të protestës së 55-të radhazi kundër qeverisë, e cila vijoi me marshim në rrugët kryesore të Tiranës. Pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vazhdojnë tubimet e tyre në ditët në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit