Transmetuar më 24-07-2026, 22:03

TIRANË – Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, në kuadër të ditës së 55-të të protestës.

Pjesëmarrësit u organizuan në një marshim përgjatë akseve kryesore të Tiranës, duke mbajtur pankarta dhe duke përsëritur thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe ndryshime në klasën politike, ndërsa tubimi i sotëm zhvillohet pas një serie protestash të mbajtura radhazi në kryeqytet.

Gjatë protestës para Kryeministrisë nuk munguan edhe mesazhet përmes pankartave, ku qytetarët shprehën qëndrimet e tyre ndaj zhvillimeve politike në vend. Marshimi vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa situata po monitorohet nga forcat e rendit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit