

POGRADEC – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të premte në fshatin Derdush, në njësinë administrative Dardhas të Bashkisë Pogradec, ku një tufë me rreth 190 krerë dele dhe dhi është goditur nga rrufeja.
Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e shkarkimit atmosferik kanë ngordhur rreth 10 krerë bagëti të imta, ndërsa 17 të tjera kanë pësuar dëmtime.
Tufa ishte në pronësi të Tatjana Biçokut dhe ndodhej në shtegtim nga zona e Pirgut drejt kullotave malore, kur u godit nga fenomeni natyror.
Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet veterinare janë nisur drejt zonës për të verifikuar gjendjen e bagëtive të mbijetuara dhe për të marrë masat e nevojshme.
Ndërkohë, për shkak të mungesës së valëve telefonike në zonën malore, komunikimi me barinjtë dhe pronarët e tufës ka qenë i vështirësuar.
Një bilanc përfundimtar pritet pas përfundimit të verifikimeve në terren nga autoritetet përkatëse.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






