Transmetuar më 24-07-2026, 21:50

Fati i Aeroportit të Kukësit është aktualisht në “duart” e gjermanëve të cilët presupozohet ti japin vulën certifikimit të standardeve të tij.

Albcontrol thotë se ky shërbim që po ofrohet nga pala gjermane nuk do të vlejë vetëm për aeroportin e Kukësit, por edhe si një udhërrëfyes për rrjetin aeroportual në vend.

E megjithatë, fluturimet nga aeroporti i Kukësit ende nuk po kryhen.

Albcontrol thotë se mbetet ende në pritje për rezultatet e studimit të fizibilitetit per zhvillimin e infrastrukturës së kontrollit të trafikut ajror që po kryhet nga një kompani gjermane me një fond 162 mijë euro.

E ndërsa ky proces vazhdon, e ardhmja e aeroportit të Kukësit mbetet e paqartë dhe institucionet nuk japin afat për rikthimin e tij në operim.

Aeroporti i Kukësit, është në vitin e dytë të ndërprerjes së fluturimeve. Ai u ndërtuar më shumë se 15 vjet më parë nga arabët si një dhuratë për shqiptarët, por kurrë nuk u vu në punë.

Qeveria e kryeministrit Rama në 8 vjet qeverisje nuk e hapi dhe kjo ndodhi vetëm më 2021 kur nisën disa fluturime sporadike nga dy kompani.

Ndërsa ky aeroport është kthyer sërish në kalendat greke, nuk është e qartë as nëse një kompani ajrore me investues nga Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojë aeroportin e dytë të ndërtuar në vend pas atij të Rinasit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit