Transmetuar më 24-07-2026, 21:11

TIRANË – Protesta e qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës ka vijuar për të 55-ën ditë radhazi, ndërsa në tubimin e fundit në kryeqytet nuk kanë munguar edhe mesazhet ironizuese ndaj dokumentit të prezantuar nga kreu i qeverisë me emrin “Besa”.

Gjatë mbledhjes me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se dokumenti “Besa” përfaqëson një reflektim mbi qeverisjen dhe synon që vendimet e qeverisë të mos perceptohen nga qytetarët si “prerje në besë”.

Por ky term u bë objekt ironie nga protestuesit, të cilët gjatë tubimit shfaqën pankarta me mesazhe kundër kryeministrit.

Në disa prej tyre shkruhej: “A mund të flasë besëpreri për besën?”, ndërsa një tjetër pankartë mbante mesazhin: “O Ramzi, sa herë ende do të na presësh në besë?”. Në një tjetër mesazh ironik thuhej: “Jepi besën Ramës që të pasurohet Belinda e të ngrejë vila Zeqineja?”.

Protestuesit vijuan edhe me thirrjet e tyre kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tubimi i sotëm u zhvillua para Kryeministrisë, pas marshimit të qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit