Transmetuar më 24-07-2026, 21:09

Autoritetet më të larta ushtarake në Iran reaguan sot të zemëruar për sulmet e vazhdueshme të ushtrisë amerikane në Iran dhe paralajmëruan se për çdo iranian të vrarë, do të vrasim një ushtar amerikan.

"Ne do të vrasim një ushtar amerikan për çdo qytetar iranian të vrarë në sulmet ajrore amerikane", tha gjenerali Ali Abdullahi, komandant i Shtabit Qendror të Forcave të Armatosura Iraniane në Khatam al-Anbiya.

"Ne kemi përgatitur bileta falas dhe të drejtpërdrejta për në ferr për ju", deklaroi Abdullahi, i cituar nga agjencia e lajmeve Tasnim.

Paralajmërimi vjen pasi ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore në të gjithë Iranin për 13 netë rresht, duke synuar edhe zona civile, duke përfshirë urat dhe impiantet e shkripëzimit të ujit.

Nga këto sulme kanë humbur jetën 55 persona dhe janë plagosur 645 të tjerë.

Zëdhënësi i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit tha se sulmet hakmarrëse nga forcat e armatosura iraniane do të vazhdojnë për sa kohë që vazhdojnë sulmet e SHBA-së kundër infrastrukturës dhe zonave bregdetare të vendit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit