Transmetuar më 24-07-2026, 21:05

Çifti i të moshuarve u vra në banesë në Dropull, Prokuroria kërkon 30 vite burg për të akuzuarin

Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar dënimin me 30 vite burg për shtetasin Thoma Mastora, i akuzuar për vrasjen e një çifti të moshuarish në fshatin Bodrishtë të Dropullit.

Kërkesa është paraqitur në përfundim të hetimeve dhe shqyrtimit gjyqësor të procedimit penal nr. 240 të vitit 2024.

Sipas njoftimit zyrtar, Thoma Mastora akuzohet për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, raporton noa.al.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër bëri të ditur se, pas administrimit dhe shqyrtimit të provave, ka arritur në përfundimin se i pandehuri duhet të shpallet fajtor për vrasjen e dy të moshuarve Kosta Ilia 84-vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88-vjeçe.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bodrishtë, në bashkinë Dropull, ku çifti i të moshuarve u gjet i vrarë.

Në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare përpara gjykatës, organi i akuzës kërkoi që Mastora të dënohet me 30 vite burgim.

Vendimi përfundimtar ndaj të pandehurit pritet të merret nga gjykata, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe pretendimeve të palëve në proces.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit