Transmetuar më 24-07-2026, 20:40

TIRANË – Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve kundër qeverisë ka vijuar këtë të premte për të 55-ën ditë radhazi në kryeqytet.

Tubimi i sotëm u zhvillua në të njëjtën ditë kur kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me grupin parlamentar dhe qeverinë, ku u prezantua dokumenti “Besa”.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit hodhën thirrje kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Mes parullave të dëgjuara ishin “Rama jep dorëheqjen” dhe thirrje të tjera politike drejtuar mazhorancës dhe opozitës.

Gjatë mbledhjes së paradites, kryeministri Rama deklaroi se i kishte dëgjuar protestuesit dhe se përmes kësaj proteste kishte njohur disa realitete, ndërsa kritikoi edhe problematikat në administratën publike.

Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë tubimet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa protesta ka hyrë tashmë në ditën e 55-të të zhvillimit të saj.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit