Transmetuar më 24-07-2026, 19:40

Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti me thikë të ndodhur pasditen e kësaj të premteje në zonën e Shkallnurit, në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, ku pas një përplasjeje mes disa personave është përdorur mjet prerës, duke lënë të plagosur një prej të përfshirëve. I dëmtuari është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e personave të përfshirë në konflikt, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit