

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Belera Plaka, e cila mbeti e plagosur me armë zjarri nga 35-vjeçari Refit Buzi, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Më herët, në vendin e ngjarjes humbi jetën bashkëshorti i saj, Kosta Plaka, ndërsa autori, Refit Buzi, u vetëvra pas disa orësh negociata me forcat speciale RENEA në zonën e fshatit Kurjan, ku ishte rrethuar nga policia.
Sipas Policisë së Shtetit, pas ngjarjes autori kishte marrë peng ish-të fejuarën e tij, Rozalinda Plaku, e cila u lirua pa pësuar lëndime falë ndërhyrjes së efektivëve dhe ekipit negociator të RENEA-s.
Me ndarjen nga jeta të Belerës Plaka, numri i viktimave të kësaj ngjarjeje ka shkuar në tre. Grupi hetimor vijon veprimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






