

TIRANË — Qytetarët janë mbledhur sërish të premten në mbrëmje në sheshin "Skënderbej" në Tiranë, duke shënuar ditën e 55-të të protestave antiqeveritare me kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tubimi i sotëm pason një seri përplasjesh me forcat e policisë, të cilat gjatë ditëve të fundit kanë shoqëruar disa pjesëmarrës. Organizatorët deklaruan se reagimi policor nuk e ka ndalur lëvizjen dhe u bënë thirrje qytetarëve nga të gjitha rajonet e vendit që t’i bashkohen protestave ditore.
Në qendër të pakënaqësive të protestuesve janë akuzat për korrupsion dhe kërkesa për ndryshime rrënjësore politike e institucionale. Turma pritet të marshojë drejt godinës së Kryeministrisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






