Transmetuar më 24-07-2026, 18:24

ROMA — Ish-mesfushori i njohur italian Andrea Pirlo është emëruar trajner i ri i kombëtares së Italisë, duke nënshkruar një kontratë që shtrihet deri në Kampionatin Botëror të vitit 2030.

Vendimi i Federatës Italiane të Futbollit vjen pas refuzimit të ish-trajnerit të Manchester City-t, Pep Guardiola.

Sipas marrëveshjes, 47-vjeçari Pirlo do të përfitojë një pagë vjetore deri në 1.5 milionë euro.

Pirlo, i cili fitoi Kampionatin Botëror si lojtar në vitin 2006, zëvendëson stolin e axurrëve pas një përvoje të fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe me klubin United FC.

Më parë ai ka drejtuar Juventusin, klubin turk Fatih Karagümrük dhe Sampdorian.

Për stolin e kombëtares italiane ishte marrë në konsideratë edhe ish-trajneri Roberto Mancini.

Prezantimi zyrtar i Pirlos pritet të bëhet gjatë orëve në vijim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit