Transmetuar më 24-07-2026, 17:50

HIMARË – Një vatër e re zjarri ka shpërthyer pasditen e sotme në fshatin Pilur të Bashkisë Himarë. Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse të Himarës janë nisur drejt zonës për të ndërhyrë në izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri mbetet aktive në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Në këtë zonë po punojnë intensivisht efektivët e shërbimit zjarrfikës, Forcat e Armatosura dhe struktura të tjera emergjente.

Autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të shmangur rrezikun ndaj zonave të banuara.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit