

LEZHË – Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar "Final O’clock", duke goditur një rast të tregtimit të sendeve me vlerë të dyshuara si të vjedhura jashtë vendit dhe të kontrabanduara në Shqipëri.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi A. M., 39 vjeç, banues në Lezhë. I arrestuari dyshohet se tregtonte në argjendarinë e tij bizhuteri floriri dhe ora luksoze pa dokumentacionin përkatës që provon origjinën e tyre.
Gjatë kontrollit në subjekt, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare sekuestroi:
133 ora dore të markave luksoze pa dokumentacion;
Rreth 3.3 kilogramë bizhuteri floriri pa fatura blerjeje;
270,500 lekë dhe 2,700 euro, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet.
Vlera totale e sendeve të sekuestruara llogaritet në rreth 300 mijë euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






