

LISBONË – Cristiano Ronaldo pritet t’i japë fund karrierës me kombëtaren e Portugalisë më 24 shtator, në ndeshjen e Ligës së Kombeve përballë Uellsit.
Sfida do të zhvillohet në stadiumin “José Alvalade” në Lisbonë, vendi ku 41-vjeçari nisi hapat e parë profesionalë me Sportingun. Me këtë përballje, Ronaldo mbyll një rrugëtim më shumë se dydekadash me përfaqësuesen portugeze, me të cilën numëron 233 ndeshje dhe 146 gola — shifra që e mbajnë si golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit të kombëtareve.
Pavarësisht se ende nuk ka një njoftim zyrtar nga lojtari apo Federata Portugeze e Futbollit, raportimet konfirmojnë se ndeshja e shtatorit do të shërbejë si lamtumira e tij nga mefanella kuqegjelbër, me të cilën fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe Ligën e Kombeve.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






