

FIER – Grupi hetimor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ka marrë në pyetje 24-vjeçaren e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-i fejuari i saj, pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë babai i saj dhe u plagos nëna.
Ndërkohë, nëna e të resë, 55-vjeçarja Belere Plaka, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pesëorëshe si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Burime spitalore bëjnë me dije se, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, gjendja e saj shëndetësore paraqitet e rënduar dhe ajo vijon të jetë nën kujdes intensiv.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






