Transmetuar më 24-07-2026, 14:06

TIRANË – Policia e Shtetit ka identifikuar 32 persona të dyshuar për përfshirje në incidentet e regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë pranë Parlamentit, ku u hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të efektivëve të policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, në flagrancë janë arrestuar shtetasit O. P., 41 vjeç, dhe A. I., 44 vjeçe. Ata akuzohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.

Ndërkohë, ndaj 30 personave të tjerë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit ndaj një prej të arrestuarave, A. I., u sekuestruan në cilësinë e provës materiale kapsolla piroteknike, të cilat ndodheshin në një qese plastike që ajo mbante me vete.

Sipas autoriteteve, gjatë protestës mbetën të lënduar gjashtë punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, pranë Parlamentit, identifikohen 32 shtetas.

Arrestohen në flagrancë 2 prej tyre, procedohen në gjendje të lirë 30 të tjerët.

Gjatë tubimit u dëmtuan 6 punonjës policie.

Më datë 23.07.2026, rreth orës 09:30, në rrugën “George W. Bush”, pranë Parlamentit, u zhvillua një tubim gjatë të cilit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur në drejtim të tyre, sende të forta, mjete piroteknike dhe sende të tjera.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 32 shtetas që dyshohet se kanë kryer këto veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit O. P., 41 vjeç dhe A. I., 44 vjeçe, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”; -nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. D., A. M., E. K., E. K., V. H., K. P., A. P., D. D., J. A., E. K., Y. T., M. R., V. M., A. B., S. D., E. I., A. S., E. H., E. S., I. D., E. P., C. M., D. T., E. L., F. A., A. Ç., A. Zh., F. S., A. B. dhe I. M., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kapsolla të cilat u gjetën në një qese plasmasi që e mbante shtetasja e arrestuar A. I.

6 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit