

KURJAN – Forcat speciale RENEA vijojnë negociatat me Nertil Buzin, i njohur edhe me emrin Refit Buzi, 35-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit dhe plagosjen e ish-vjehrrës në Roskovec, me synimin për ta bindur të dorëzohet.
Sipas burimeve nga vendngjarja, gjatë komunikimit me negociatorët, Buzi ka kërkuar edhe një orë kohë dhe ka pretenduar se konflikti me familjen e ish-partneres, të cilën e akuzon se i ka marrë një shumë parash, e ka çuar drejt aktit të rëndë.
Burimet bëjnë me dije se 35-vjeçari ka paralajmëruar gjithashtu se mund të vetëvritet nëse situata përshkallëzohet.
Ndërkohë, negociatorët e RENEA-s po vijojnë përpjekjet për ta bindur të dorëzohet pa përdorimin e forcës, ndërsa operacioni policor mbetet i përqendruar në zonën ku ai është rrethuar.
Autoritetet synojnë mbylljen e operacionit pa pasoja të tjera, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






