

TIRANË – Policia e Tiranës ka zbardhur rrethanat e aksidentit fatal të ndodhur në autostradën Durrës–Tiranë, ku humbi jetën 74-vjeçarja me inicialet M. T. Në pranga kanë përfunduar drejtuesi i automjetit dhe djali i tij, të dyshuar për largim nga vendi i aksidentit dhe pengim të zbardhjes së ngjarjes.
Sipas Policisë, pas hetimeve të kryera u identifikua dhe u arrestua drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 65 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar se përplasi për vdekje 74-vjeçaren rreth orës 04:10 të datës 23 korrik 2026.
Në vijim të veprimeve u arrestua edhe djali i tij, B. M., 32 vjeç, i cili ndodhej si pasagjer në automjet në momentin e aksidentit.
Sipas hetimeve paraprake, babë e bir janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, pa i dhënë ndihmë të plagosurës dhe pa njoftuar Policinë.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se 32-vjeçari dyshohet se ka fshehur automjetin tip "Mercedes-Benz" të përfshirë në aksident dhe ka riparuar dëmet e shkaktuara nga përplasja, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar automjetin, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi:
Tiranë/Vijojnë hetimet dhe veprimet procedurale për zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave të aksidentit në autostradën “Durrës-Tiranë”.
Identifikohet dhe arrestohet 65-vjeçari që përplasi me automjet, me pasojë vdekjen, shtetasen M. T., 74 vjeçe.
Në pranga dhe djali i 65-vjeçarit, pasi së bashku, u larguan nga vendi i aksidentit, pa i dhënë ndihmë 74-vjeçares, dhe nuk njoftuan Policinë.
Gjithashtu, 32-vjeçari fshehu automjetin dhe e riparoi për të penguar zbulimin e së vërtetës.
Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Mercedez Benz”.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me qëllim identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që përplasi me pasojë vdekjen, shtetasen M. T., 74 vjeçe, rreth orës 04:10 të datës 23.07.2026, në autostradën “Durrës-Tiranë”, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan, lokalizuan dhe kapën autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Xh. M., 65 vjeç, banues në Durrës.
Më tej, në vijim të veprimeve u arrestua djali i 65-vjeçarit, shtetasi B. M., 32 vjeç, banues në Durrës, pasagjer në automjet, në momentin e aksidentit.
2 të arrestuarit dyshohet se janë larguar nga vendi i aksidentit, menjëherë pas përplasjes, pa i dhënë ndihmë 74-vjeçares, si dhe pa njoftuar Policinë.
Më pas, 32-vjeçari dyshohet se me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës, ka fshehur automjetin tip “Mercedez Benz” të përfshirë në aksident, si dhe ka riparuar dëmet që i ishin shkaktuar nga përplasja.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






