Transmetuar më 24-07-2026, 11:55

ROSKOVEC – Babai i Nertil Buzit, 35-vjeçarit që dyshohet se vrau ish-vjehrrin e tij, Arben Plaka, dhe plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka në fshatin Vidhisht të Roskovecit, është shfaqur i tronditur pas ngjarjes së rëndë.

Ai ka tentuar të kontaktojë në telefon djalin e tij, por pajisja rezultonte e fikur.

Gjatë bisedës, gazetari i ka komunikuar babait të 35-vjeçarit se djali i tij kishte liruar vajzën që mbante peng pas ngjarjes dhe se po zhvilloheshin negociata me policinë për dorëzimin e tij.

Ngjarja e rëndë në Vidhisht ka tronditur banorët e zonës, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe menaxhimin e situatës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit