Transmetuar më 24-07-2026, 11:52

PEQIN – Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në aksin kombëtar Peqin–Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 10:00, në fshatin Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin. Sipas të dhënave paraprake, një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është përplasur nga një furgon teksa po lëvizte në këtë segment rrugor.

Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar viktimës plagë të rënda. Megjithëse në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, personi nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë aty.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet të përcaktohen shkaqet e përplasjes dhe përgjegjësitë e mundshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit