Transmetuar më 24-07-2026, 10:21

TIRANË — Një 17-vjeçar, i cili u plagos rëndë gjatë ditës së djeshme pasi u godit nga helikat e një skafi në det, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar mjekësor.

I mituri ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe gjymtyrë. Ndihmën e parë ai e mori në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mjekët arritën t’i ndalonin hemorragjinë dhe të stabilizonin gjendjen e tij për të mundësuar transportin.

Për shkak të rrezikshmërisë dhe plagëve të rënda, 17-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në kryeqytet, ku po lufton për jetën.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit