Transmetuar më 24-07-2026, 10:45

TIRANË — Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka reaguar zyrtarisht lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetas egjiptianë pasi kamioni pompë betoni doli nga rruga dhe ra nga lartësia.

Pas verifikimeve në regjistrat elektronikë, DPSHTRR sqaron se dy viktimat, Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali, nuk janë pajisur me leje drejtimi shqiptare dhe as me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) për profilin "AUTOMAKINIST", dokumentacion ky i detyrueshëm për drejtimin e mjeteve të përdorimit të veçantë si autobetonierët.

Gjithashtu, institucioni sqaron se Shqipëria nuk ka një marrëveshje bilaterale reciprociteti me Egjiptin për njohjen apo konvertimin e lejeve të drejtimit, duke hedhur poshtë pretendimet se shtetasit e huaj ishin pajisur me dokumente nga autoritetet shqiptare.

DPSHTRR i ka bërë thirrje medias t’u referohet fakteve zyrtare, ndërsa konfirmoi se mbetet në dispozicion të organeve ligjzbatuese për hetimin e plotë të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit