

GJIROKASTËR — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një foshnjë vetëm 7-muajshe ka ndërruar jetë gjatë transportimit me urgjencë për në spitalin rajonal “Omer Nishani”. Ngjarja ka ndodhur më 21 korrik.
Pas këtij rasti, autoritetet kanë nisur hetimet në gjendje të lirë për dy mjekë pediatër të spitalit, Mikel Koti dhe Edmond Kotoni.
Mjekët dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të foshnjës gjatë dy vizitave të kryera përgjatë muajit korrik. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të humbjes së jetës së 7-muajshit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






