

Forcat RENEA janë nisur nga Tirana për të shkuar në Roskovec. Shkak për këtë është bërë fakti që autori 35-vjeçar i vrasjes, plagosjes dhe pengmarrjes Refit Buzi është në arrati i armatosur.
Sipas informacioneve paraprake, Buzi ka shkuar në banesën e ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, ku dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu, duke e lënë të vdekur në vend. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe ish-vjehrra e tij, Belere Plaka, ndërsa më pas 35-vjeçari u largua nga vendngjarja duke marrë me vete ish-bashkëshorten.

Ferit Buzi
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






