Transmetuar më 24-07-2026, 08:41

Policia ka liruar 21 nga 23 personat e shoqëruar pas protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit, ku u regjistruan tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sipas informacioneve, vetëm dy persona janë arrestuar, ndërsa 21 të tjerët do të hetohen në gjendje të lirë.

Shoqërimet u kryen gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën e organizuar përpara Kuvendit, ku pati incidente dhe momente tensioni.

Ndërkohë, për dy personat e arrestuar vijojnë procedurat ligjore, ndërsa pritet që organet hetimore të sqarojnë akuzat dhe veprimet e mëtejshme në kuadër të hetimeve për ngjarjet e regjistruara gjatë protestës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit