Transmetuar më 24-07-2026, 08:46

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të dalë sot para vartësve të tij dhe publikut për të shpallur atë që ai e cilëson reflektim mbi disa kërkesa të protestave mbi 50 ditore që kanë përfshirë shqiptarët në vend dhe jashtë tij.

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, siç mëson noa.al, Rama sot në 9.30 të mëngjesit do të flasë në Pallatin e Brigadave para deputetëve të PS, ministrave të qeverisë së tij, kryetarëve të PS në rrethe, dhe anëtarë të stafit të tij teknik e konsultues.

Fjala e Ramës për sot, i kushtohet thuajse tërësisht protestave të pandalura. Këtu kemi dhe një ndryshim kursi të Ramës, ndryshimi i tretë në 55 ditë protesta: Kur ato nisën më 32 maj, në fillim të qershorit Rama ishte dukshëm i shqetësuar madje foli për herë të parë dhe për dorëheqje. Ditë më vonë ndryshoi kurs duke e sulmuar dhe anatemuar protestën nga të katër anët.

Sot, qëndrimi ka ndryshuar sërish, duke zbutur tonet: "Ju që mbushët bulevardin dhe rrjetet sociale me protestën tuaj, nuk protestuat kundër Shqipërisë që ne ndërtuam gjatë tre mandateve tona. Dhe këtu po flas posaçërisht për ata jo të paktë që ishin votues, mbështetës apo edhe anëtarë të Partisë Socialiste…", – tha Rama në një video që shpërndau mbrëmë.

Dhe ajo që është kuptuar nga deklaratat e tij ditët e fundit dhe praktika që ka ndjekur thuajse çdo vit, është e qartë se do të kemi sërish ndryshime në qeveri. Pritet që disa ministra të ikin e vijnë.

Çfarë tha Rama mbrëmë:

"Përshëndetje, nuk e di a e dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar nesër fjalimin për mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe Qeverisë. Dhe desha të ndaj me ju një moment, se ky kor “Rama jepe dorëheqjen” më ekzalton.

Shihemi nesër paradite, nuk e di orën e saktë, mbledhja fillon në orën 9 e gjysëm. Do të ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën mbi bulevardin e flamingove, ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave".

Ju që mbushët bulevardin dhe rrjetet sociale me protestën tuaj, nuk protestuat kundër Shqipërisë që ne ndërtuam gjatë tre mandateve tona. Dhe këtu po flas posaçërisht për ata jo të paktë që ishin votues, mbështetës apo edhe anëtarë të Partisë Socialiste…".

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit