

Kushtet atmosferike në vend do të karakterizohen nga vranësira dhe reshje shiu gjatë orëve të paradites, me intensitet më të lartë në zonat qendrore dhe jugore, ku priten edhe rrebeshe të përkohshme.
Sipas parashikimeve meteorologjike, në pjesën e dytë të ditës moti do të vijë drejt përmirësimit gradual, fillimisht në Ultësirën Perëndimore, ku reshjet dhe vranësirat do të tërhiqen, ndërsa më pas do të zhvendosen drejt zonave juglindore të vendit.
Deri në orët e vona të mbrëmjes, reshjet pritet të pushojnë në të gjithë territorin, duke sjellë stabilizim të kushteve atmosferike.
Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme. Vlera minimale pritet të regjistrohet në Bajram Curri me 10°C, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë në 28°C në qarkun e Beratit.
Ndërkohë, era do të fryjë e fortë nga drejtimi verior, me shpejtësi që në det të hapur mund të kalojë 85 km/h. Si pasojë, në brigjet detare pritet dallgëzim deri në 7 ballë, ndaj autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe mjeteve lundruese të tregojnë kujdes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






