Transmetuar më 23-07-2026, 23:40

Mbledhja e pritshme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste po shoqërohet me prapaskena dhe pikëpyetje mes vetë deputetëve të mazhorancës, të cilët nuk kanë dijeni të qartë për vendimet që do të bëjë publike kryeministri Edi Rama.

Në një diskutim televiziv në “Top Story”, deputeti i PS-së Ardit Bido nëvizoi se mbledhja e nesërme do të fokusohet te reflektimi politik ndaj shqetësimeve të qytetarëve që iu bashkuan protestave, si dhe te përmbyllja e sesionit parlamentar e Reforma Territoriale. Lidhur me mundësinë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar, Bido u shpreh se ky mbetet një vendim ekskluziv i kryeministrit.

Nga ana e tij, analisti Alban Dudushi vlerësoi se arritja e protestës është detyrimi i qeverisë për të reaguar ndaj revoltës qytetare, megjithëse u shpreh skeptik për lëvizje apo ndryshime radikale në përbërjen e kabinetit qeveritar gjatë ditës së nesërme.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit