Transmetuar më 23-07-2026, 23:04

Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka barazuar 1-1 në transfertë ndaj skuadrës sllovene Aluminij, në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Conference League, të zhvilluar në Maribor.

Skuadra kryeqytetase zhvilloi një ndeshje të mirë dhe kaloi e para në avantazh që në minutën e 15-të falë golit të Hekuran Berishës. Blutë patën mundësi të tjera për të dyfishuar shifrat, ku më e pastra ishte ajo e pjesës së dytë, kur shtylla i mohoi Qardakut një eurogol nga goditja e dënimit.

Pavarësisht kontrollit të lojës nga ana e Dinamos, vendasit shfrytëzuan një papakësi në mbrojtjen kryeqytetase në minutën e 83-të, ku Vrbanec barazoi shifrat në 1-1 me të vetmen gjuajtje në kuadrat.

Pas këtij barazimi, kualifikimi për në turin tjetër mbetet i hapur dhe do të përcaktohet në sfidën e kthimit, e cila do të luhet pas një jave në stadiumin “Elbasan Arena”.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit