

Autoritetet britanike kanë dënuar me 20 muaj burgim një student 20-vjeçar nga Shqipëria, i cili u kap duke kujdesur për një fermë të madhe kanabisi në verilindje të Anglisë.
Shtetasi Musa Qaushi, i cili kishte hyrë në Britaninë e Madhe me vizë turistike, u arrestua nga policia gjatë një kontrolli në një banesë në Ivanhoe Crescent, Sunderland. Brenda ambientit u zbuluan 351 bimë kanabisi të shpërndara në katër dhoma kultivimi, me një vlerë tregu të përllogaritur deri në 88,500 paund.
Gjatë seancës në Gjykatën e Kurorës në Newcastle, gjyqtari Edward Bindloss theksoi se Qaushi kishte rolin e “kopshtarit rezident”, duke kryer një funksion të rëndësishëm në mbarëvajtjen e fermës në këmbim të pagesës dhe strehimit. Mbrojtja argumentoi se 20-vjeçari, i cili vijon studimet e larta në Tiranë dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, kishte qëndruar vetëm pak ditë në atë ambient dhe shprehte pendesë.
Megjithatë, gjykata rrëzoi pretendimet për naivitet, duke vlerësuar se përmasat e operacionit tregonin se i riu ishte plotësisht në dijeni të aktivitetit të paligjshëm. Pas vuajtjes së dënimit me burg, pritet që autoritetet britanike të nisin procedurat për dëbimin e tij drejt Shqipërisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






