

Publikimi i një videoje ku shfaqet ndalimi i një aktivisti nga dy persona me rroba civile në rrugët e Tiranës ka nxitur një debat publik midis gazetarit Mentor Kikia dhe Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Pas kritikave të gazetarit, i cili e cilësoi veprimin e agjentëve si "terror", ka ardhur reagimi i menjëhershëm i kreut të Ministrisë së Brendshme.
Ministri Lamallari hodhi poshtë pretendimet për procedurë të kundërligjshme, duke konfirmuar se dy personat në video janë agjentë të Policisë Kriminale. Sipas tij, punonjësit e policisë i janë prezantuar qytetarit përpara shoqërimit dhe kanë vepruar në përputhje të plotë me ligjin dhe protokollet operative.
Sipas sqarimit zyrtar, ndërhyrja erdhi pas analizimit të pamjeve filmike nga protesta, ku u identifikuan persona që goditën me sende të forta efektivët e rendit, duke lënë të dëmtuar 6 punonjës policie. Ministri nëvizoi se Policia Kriminale ka të drejtën ligjore të mbajë në vëzhgim dhe të shoqërojë të dyshuarit për akte dhune, ndërsa akuzoi gazetarin se përmes deklaratave të tij po relativizon dhe nxit dhunën ndaj uniformave të pluta.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






