

Një plagosje ka ndodhur pas një sherri në Shëngjin, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt me sende të forta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në zonën e lodrave pranë shëtitores bregdetare. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. P., i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me shpejtësi në vendngjarje duke bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ll. Gjatë veprimeve të para hetimore, uniformat e pluta kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë sportive zhurmuese, e cila dyshohet se mbahej prej tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në zonën e lodrave, në Shëngjin, gjatë një konflikti me sende të forta mes dy shtetasve, ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. P., i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ll. Gjatë veprimeve të para hetimore është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë sportive zhurmuese, e cila dyshohet se mbahej prej tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






